Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se çështja e konventës për kryetarin e partisë, për të cilën ai pati vërejte është e mbyllur.
Ai ka thënë se respekton se vendim e partisë dhe se tash do të jetë në përkrahje të partisë dhe kryetarit, Bedri Hamza në zgjedhjet e reja nacionale të 28 dhjetorit.
“Kur gara fillon jashtë, unë jam me PDK-në, jam me Bedriun. Për mua çështja e konventës është e mbyllur”, ka thënë Hoxhaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Ai ka thënë se kryetari i ri i partisë, Bedri Hamza ka forcën, por edhe mbështetjen për ta quar PDK-në përpara.
Hoxhaj ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e garës në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Anëtari i kryesisë së PDK-së, ka thënë se si parti janë të gatshme për zgjedhje.
“Si pari që është në opozitë dhe si parti që ka fitua disa palë zgjedhje dhe që kemi kapacitet politik dhe intelektual dhe profesional natyrisht që jemi të gatshme për zgjedhje. Kur je në opozitë, mendoj se ke një qartësi të qartësi të mirëfilltë për atë se cilat janë kërkesat e qytetarëve të Kosovës, cilat janë pritjet që i ka vendi dhe çfarë duhet të plasojë si platformë politike”, është shprehur Hoxhaj.











