Analisti Ylli Hoxha ka thënë se deputetët e Kuvendit nuk janë duke “u mërzitur” për moskonstituimin e Kuvendit.
Ai ka akuzuar ata për mbajtjen e pozitave.
“Një palë ka hyrë aty në qeveri e është duke i marrë pozicionet me çdo kusht, pjesa tjetër i marrin rrogat e deputetit. Hajt Baco, vazhdojmë edhe dy muaj, vazhdojmë edhe një muaj, nuk është ky problem. Ky është niveli i përgjegjësisë së lidershipit”, ka thënë ai.
“Në emër të kësaj Kosove, në emër të patriotizmit, në emër të do vlerave, në emër të mirës së Kosovës, rrini popull aty në ujë, na i kemi bocat, ju duroni sa të mundni me mbajt oksigjenin. Kjo është analogjia e vetme të cilën mundem me nxjerrë pas 18-tës herë që nuk votohet kryesia e kryetari i Kuvendit.”
Më tej Hoxha ka thënë se nga pozicionimi i Memli Krasniqit, kryetarit të PDK-së, se si emër eksplicit që ka përmendur Saranda Bogujevcin dhe implicit Glauk Konjufcën, ai ka thënë se nuk sheh më kuptim pse nuk ka më përpjekje me u gjet kompromisi në këtë drejtim.
“Që të dy ata persona janë njerëzit më të duhur për me udhëheq Kuvendin edhe për shkak të përvojës katërvjeçare që kanë pas në mandatin e kaluar. Zoti Konjufca është njeriu i dytë më i votuar në Kosovë, edhe në aspekt të legjitimitetit është bukur lart, edhe Saranda është njeri i pa votuar dhe është një karakter shumë simbolik dhe do ta bënte pozitën e kryetarit shumë të veçantë për shkak të faktit se kush është ajo” – duke shtuar se nuk ka ndonjë arsye shteruese mos me u gjet kompromisi në këtë pikë; tjetër gjë është një farë sadizmi, ka thënë Hoxha në Debat Plus në RTV Dukagjini.