Opinionisti Dibran Hoxha ka përmbysur logjikën e Shkëlzen Gashit për çështjen e Fatmir Limajt, votat e të cilës përfundimisht nuk i dolën të mirëqena Albin Kurtit të Vetëvendosjes.
Gashi përmes një reagimi në Facebook dje e quajti Limajn “simbol të korrupsionit” dhe “në listë të zezë të ShBA”-së, dhe e e nënkuptoi për të vogël politikisht për të synuar kryeparlamentarin.
“Dojke ‘çlirimtari’ me u bo kryeparlamentar e mandej rrjedhimisht edhe u.d. i presidentit, e harrojke që i ka veç tri vota, osht simbol i korrupsionit dhe osht n’listë t’zezë t’amerikës”, shkroi Gashi.










