Hoxha: Kurti na ka futur në një rrugë komplet qorre dhe joligjore

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, në një intervistë për emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, e përshkroi situatën aktuale me mungesën e konstituimit të Kuvendit si shqetësuese dhe të papranueshme. Ajo tha se vendi është futur në një ngërç institucional për shkak të, siç tha ajo, veprimeve të paligjshme nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Është situatë shumë e pakëndshme për krejt neve, njerëzit munden ta shohin në mënyra të ndryshme, por ne si parti të tjera, z.Kurti na ka futur në një rrugë komplet qorre dhe joligjore. Çfarëdo lloj veprimi ose mosveprimi rezultati është jo i mirë. Mosveprimi ynë ndaj një procesi joligjor është pozicioni jonë për të mos votuar për një komision që është ndryshuar në gjysmë të procesit e që nuk mund të bëhet”, tha Hoxha në emisionin “DPT te Fidani

“Kurthi i parë është kur KQZ ka certifikuar rezultatet. Sepse Ligji për Qeverinë thotë që, anëtarët e Qeverisë që zgjedhën deputetë, në momentin të japin dorëheqje nga ekzekutivi”, vijoi tutje Hoxha.