Hoxha krahason listat: VV bëri më së paku ndryshime, ndryshime të jashtëzakonshme nga partitë e tjera

Analisti politik Ylli Hoxha, i ftuar në emisionin “Debat Plus”, ka analizuar listat e kandidatëve të partive politike për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke vënë në dukje dallime të mëdha mes subjekteve.

Sipas Hoxhës, ndërsa tek subjektet e tjera vërehen “ndryshime të jashtëzakonshme” në numra dhe emra, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) paraqitet me listën më konservatore, duke ruajtur strukturën e saj ekzistuese.

Hoxha shpjegoi se kjo mungesë e ndryshimeve drastike tek partia në pushtet vjen si pasojë e rezultatit të zgjedhjeve të kaluara.

“Kjo vjen nga disa arsye dhe se e para është se ka qenë lista fituese, ka marrë 42%. Kur ke 42% është shumë vështirë të bësh lëvizje, reformë brenda sepse kërkesa për t’u përfshi në listë, presioni është jashtëzakonisht i madh dhe besoj se ka rezultu në këtë gjë”, ka thënë ai.