Drejtori i Policisë Gazmend Hoxha, ka deklaruar se procesi zgjedhor po vazhdon pa asnjë incident deri më tani.
Hoxha tha se ky proces po monitorohet nga organet e rendit dhe se plani operativ ka nisur qysh nga ora 03:00 e mëngjesit.
“Dita ka nisur shumë mirë, Policia e Kosovës është përgatit për ditën e votimit për balotazh për kryetarë komunasah dhe operacioni policor ka nisur që nga ora 03:00 dhe dhomat komanduese janë hapur në të gjitha regjionet e Kosovës. Nga informacionet që kemi pranuar nga qendrat tona operative nuk është raportuar asnjë problem, ka pasur disa probleme teknike me energjinë elektiker në Viti ndërsa probleme tjera nuk janë raportuar në asnjë komunë – urojmë që kështu të vazhdojë i gjithë procesi”, ka deklaruar ai për RTV Dukagjinin transmeton Klankosova.tv.
Ai, mes tjerash, u shpreh se mobilizimi policor është i njëjtë sikur në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 12 tetor.
“Masat janë të njëjta sikur edhe në raundin e parë, materiali zgjedhor është dorëzuar me përcjellje të policisë e njësoj edhe në mbarim të votimit – secila qendër e votimit ka policë dhe janë marrë të gjitha masat që në mënyrë të rregullt të vazhdojë i gjithë procesi”, tha Hoxha.
The post Hoxha: Deri më tani asnjë incident, procesi zgjedhor po monitorohet nga policia appeared first on Klan Kosova.










