Hovenier: Ndihmuam popullin e Kosovës të dalë nga tmerret e spastrimit etnik nga regjimi i Millosheviqit

Duke kujtuar tmerret e spastrimit etnik të regjimit të Millosheviqit, ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, theksoi rëndësinë e ndihmës që SHBA dhe veçanërisht USAID-i i kanë dhënë popullit të Kosovës për të kapërcyer plagët e së kaluarës.

Ai vlerësoi përkushtimin për ta ndihmuar Kosovën të rimëkëmbet nga errësira dhe dhimbja e luftës, transmeton klankosova.tv.

”Dua të shpreh solidaritetin dhe mirënjohjen time për të gjithë kolegët, veçanërisht ata nga USAID-i, për gjithçka që kanë bërë për këtë komb, sidomos në një vend si Kosova, popullin e të cilit e kemi ndihmuar të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Sllobodan Millosheviqit, dhe për të ndërtuar një shoqëri funksionale, demokratike dhe të suksesshme”

USAID përmbyll misionin e saj historik pas gjashtë dekadash shërbimi gloUbal.

Derisa vet Hovenier shprehu mirënjohje dhe solidaritet të veçantë për të gjithë kolegët e USAID-it, duke nënvizuar rolin e tyre vendimtar në ndërtimin e një shoqërie funksionale, demokratike dhe të suksesshme në Kosovë, si dëshmi e vlerave dhe miqësisë së palëkundur amerikane.

The post Hovenier: Ndihmuam popullin e Kosovës të dalë nga tmerret e spastrimit etnik nga regjimi i Millosheviqit appeared first on Kosovapost.net.