Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së si dhe kryeministër në detyrë, Avdullah Hoti tha se se personat e dënuar për çfarëdo vepre penale nuk duhet të bartin asnjë post shtetëror.
Hoti deklaroi se Lëvizja Vetëvendosja po mundohet ta bëjë kauzë edhe në këtë rast.
“Personat e dënuar për vepra penale nuk duhet të bartin asnjë post shtetëror. Vendimi sa e di nuk thotë se i ndalohet kandimi për poste qeveritare Kurtit, por logjika besoj që çoj në atë drejtim.Logjika është që një person që është dënuar për vepra penale, ndoshta për 14 euro apo vepra të rënda penale unë besoj për mendimin tim se nuk mund të jetë bartës i përgjegjësive politike në çfarëdo niveli, pra besoj se është vendosur kësisoj.Mendoj se s’duhet të jetë në asnjë nivel drejtues një person i tillë, mendoj unë”, deklaroi Hoti në Rubikon.
Gjithashtu Hoti deklaroi se pavarësisht vendimit të Kushtetuese nëse shikohen gjërat nga aspekti i integritetit të një personi, duhet të kihen parasysh këto për shkak të përgjegjësive që do të bart ky person në kuadër të institucioneve.