,

Hoti para takimit në Bruksel: Sot nis draftimi i marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur në ditën e takimit të delegacioneve teknike të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti është shprehur se dialogu teknik ka përfunduar, dhe se sot nis draftimi i marrëveshjes për njohje reciproke, shkruan lajmi.net.

“Dialogu nuk ka alternativë. Por, dialogu teknik ka përfunduar. Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje”, ka thënë ai.

Hoti madje ka thënë se një qasje refuzuese ndaj dialogut na ka izoluar, dhe se e njëjta ka shkaktuar edhe dëmtim të raporteve me miqtë ndërkombëtarë.

“Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq”, ka shkruar ai tutje.

Postimi i plotë:

Dialogu nuk ka alternativë. Por, dialogu teknik ka përfunduar. Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje.

Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq.

Kosova ka një Kryeministër që po i ushtron autorizimet kushtetuese pa lejuar asnjë ndërhyrje në ato autorizime, por duke e koordinuar agjendën e shtetërore të Kosovës me bartësit e institucioneve, me partnerët e koalicionit dhe me opozitën, si dhe duke e mbajtur plotësisht të informuar publikun e gjerë.

Related Posts