Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po vazhdon sikurse liderët e tjerë kosovarë të kërkojë nga Bashkimi Evropian liberalizimin e vizave.
Hoti po kërkon nga BE’ja liberalizimin e vizave për kosovarët dhe t’i jepet fund izolimit të tyre, sipas tij Qeveria e Kosovës ka përmbushur të gjitha kushtet.
Hoti i cili po merr pjesë në një diskutim të organizuar nga European Policy Center, ku ka diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave.
“Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave dhe është koha që t’i jepe fund izolimit për qytetarët tonë”, ka thënë Hoti.
Kosovarët dhe liderët politikë janë shprehur tani më opotimistë se mund të ndodhë liberalizimi për shkak se me presidencën e BE’së është duke udhëhequr Gjermania e kancelares, Angela Merkel.