Hoti: Importet nga Serbia janë rritur për mbi 200% në janar-maj 2025, krahasuar me 2024

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se importi i mallrave nga Serbia është rritur për mbi 200 për qind në janar-maj të vitit 2025, krahasuar me këtë periudhë të vitit 2024.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se importet janë rritur në 91.31 milionë euro për këta muaj.

“Në periudhën Janar-Maj 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024, importi i mallrave në Kosovë nga Serbia është rritur me 217%.

Nga 42.08 mil. euro të importuara gjatë muajve Janar-Maj 2024, importet janë rritur në 91.37 mil. euro për muajt Janar-Maj 2025.

Duke pasur parasysh natyrën e mallrave që importohen nga Serbia, ka shumë gjasa që prodhimi vendor të jetë zvogëluar për shumën e rritur të importit nga Serbia”, ka shkruar ai./Periskopi/