Hoti i replikon Osmanit: Pesë vite demagogji e mashtrime, mandatin po e përfundon pa asnjë rezultat

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ashpër ndaj presidentes Vjosa Osmani, duke e akuzuar për mungesë të rezultateve gjatë mandatit të saj pesëvjeçar në krye të shtetit, transmeton KosovaPost.

Në një deklarim për media, Osmani e quajti Hotin “njeriun më jorelevant”, duke thënë se nuk dëshiron të humbë kohë me të, ndërsa shtoi se akuzat për moszbatim të marrëveshjeve ndaj Kosovës vijnë vetëm nga Serbia.

Ndërkaq Hoti tha se Osmani po e përfundon mandatin pa ndonjë kontribut për shtetin dhe e cilësoi periudhën e saj si pesë vite “demagogji dhe mashtrime”.

“Pesë vite në shërbim të agjendës shtetrrënuese të bashkë-mashtruesit. Ky është problemi që ka Vjosa. Kjo e ka hallin se do të mbetet në histori si mashtruesja më e madhe e elektoratit djathtist të LDK-së,” ka shkruar Hoti.

The post Hoti i replikon Osmanit: Pesë vite demagogji e mashtrime, mandatin po e përfundon pa asnjë rezultat appeared first on Kosovapost.net.