Avdullah Hotin, që pretendon të marr drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës beson se do të arrijë të kthejë edhe ata që janë larguar nga LDK-ja.
“Aty janë të gjithë, por nuk janë si me thënë në mënyrë funksionale duke bashkëvepruar për të prodhuar një rezultat në këtë drejtim”, deklaroi Hoti në Klan Kosova.
Më 31 janar, Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbajë Kuvendin e jashtëzakonshëm, ku pritet të shihet nëse Lumir Abdixhiku do të vazhdojë ta drejtojë partinë që u formua 23 dhjetorin e 1989-tës.










