Hoti: Ballafaqimi në KS i dëmshëm për Kosovën, për herë të parë na kritikuan aleatët

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka vlerësuar se mbledhja e mbrëmshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ishte tërësisht e panevojshme për Kosovën.

Në një postim në Facebook, Hoti ka theksuar se u dëshmua se mungesa e bashkërendimit të veprimeve tona me aleatët ka pasoja për Kosovën.

POSTIMI I PLOTË:

Ballafaqimi në Këshillin e Sigurimit ishte totalisht i panevojshëm, joproduktiv dhe i dëmshëm për Kosovën. U dëshmua qartësisht se mungesa e bashkërendimit të veprimeve tona me aleatët ka pasoja për Kosovën. Mbrëmë ishte hera e parë që aleatët tanë kryesorë na kritikojnë në një diskutim të Këshillit të Sigurimit.

Kjo qajse e Qeverisë Kurti nuk i shërben integrimit euro-atlantik të Kosovës. Është për keqardhje që veprimet e drejta të Kosovës, të cilat asnjë aleat nuk i konteston në aspektin kushtetues, të na kthehen si bumerang për shkak të politikës së mbrapshtë ku çdo veprim shtetëror i nënshtrohet interesit elektoral momental të partisë në pushtet.