Hoti arsyetohet pse s’mori pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të LDK-së

Deputeti, Avdullah Hoti është deklaruar për mospjesamrrjen në mbledhjen e sotme të deputetëve të rinj të LDK-së.

“Siç kam njoftuar edhe në organet e partisë, për shkak të angazhimeve akademike nuk kam qenë i pranishëm në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar.  Na priftë e mbara!”, ka shkruar ai në Facebook.