Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur pas kalimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, shkruan Fokusi.info
Ai tha se pas 8 ditësh do të hapet sistemi online për tërheqjen e 10%.
“Pas 8 dite ku Ligji të hyjë në fuqi, do të hapet sistemi online për t’u qasur në marrjen e 10 për qindëshit”, tha Hoti para gazetarëve.
Hoti, në një konferencë për media ka folur për miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Hoti tha se Ministria e Financave veç ka nisur puna për t’u zbatuar më pas nenet e Ligjit për Rimëkëmbje duke theksuar se ka kontaktuar Trustin, dhe në fillim të javës që po vjen do të ketë takim me ta.
“Me ligjin që sapo u miratuar, aspektet kryesore janë rreth 212 milionë euro nga Trusti Pensional që mund të tërhiqen nga qytetarët, është fondi prej 200 milionë euro vetëm për biznese, është një fond tjetër prej 20 milionë vetëm për punëtorët që humbin vendet e punës, është heqja e TVSH-së për lënd të parë për prodhuesit vendorë, që besoj do të ndihmojë shumë në këtë drejtim. Lirimi nga interesat dhe ndëshkimet për të gjitha kompanitë për pagesën e tatimeve të ndryshme. Ulja e TVSH-së për gastronomi në 8 për qind dhe fondi për garantim të kredive, për mbulimin deri në 80 për qind të kolateralit për kreditë që do të marrin bizneset privatë që mendoj se do të gjenerojë miliona të ardhura”, tha Hoti. /gazetametro.net