Ky është parashikimi i shenjave të horoskopit për këtë javë, 19-25 mars 2018.
Dashi: 21 Mars – 19 Prill
Kjo jave do jete plot debate per juve qe jeni ne nje lidhje. Persona te trete do kene ndikim shume te madh dhe do ju nxisin te keni dyshime per partnerin. Pa qene te bindur mos thoni fjale te gabuara sepse do lendoni dhe do shkaterroni gjithcka. Beqaret per fat te mire do bekohen nga Marsi dhe do realizojne takimin e endrrave. Per financat do jete periudhe me shume fat. Gjendja do permiresohet aq shume saqe mund te jepni edhe hua. Edhe shendeti do jete me i kenaqshem. Do jeni me energjike dhe nuk do keni aspak shqetesime. Ne pune do kaloni dite te trazuara, por deri ne fundjave do i kaloni pengesat. Jeta familjare do jete paksa e nderlikuar. Beni kujdes!
Demi: 20 Prill – 20 Maj
Ka rrezik qe kete jave ju qe jeni ne nje lidhje te filloni te fantazoni per dike tjeter. Kjo gje do beje qe t’i qendroni ftohte atij qe keni ne krah dhe ne disa momente te lindin debate. Beqaret nuk do jene ende te bindur per hapat qe duan te hedhin keshtu qe do preferojne te presin para se te hedhin hapa. Neptuni do iu jape mundesi t’i permiresoni te ardhurat me shpejt nga sa mendonit. Perfitoni nga rasti per te bere investimet e medha. Shendeti do jete me rezistent se me pare. Nuk do keni me as shqetesimet nga stomaku. Ne pune do jeni profesioniste, praktike dhe shume te matur. Gjithcka ka per t’iu ecur si keni dashur gjithmone. Jeta familjare do jete goxha pozitive.
Binjakët: 21 Maj – 20 Qershor
Kete jave do ndiheni vertet mire dhe te lumtur prane atij qe keni ne krah. Qe diten e para do arrini t’i zgjidhni edhe mosmarreveshjet dhe do kerkoni falje per gabimet e bera. Te dy palet do toleroni e do hapni rruge. Beqaret as nuk duhet t’iu besojne premtimeve qe do ju behen dhe as nuk duhet te bejne premtime. Me mire le te presin edhe pak per ndryshime. Ne planin financiar do jeni me te motivuar dhe do dini si ta menaxhoni gjithe kohes situaten. Gjendja shendetesore nuk do jete e keqe. tashme mund te filloni edhe ndonje diete per te ulur kilogramet e tepert. Ne pune do merrni promocione ose rritje ne detyre. Ne familje do mbizoteroje dialogu dhe bashkepunimi.
Gaforrja: 21 Qershor – 22 Korrik
Kjo jave do jete e mbushur me momente te lumtura per ju te dashuruarit. Do merreni vesh per mrekulli me partnerin dhe gjithe kohes do buzeqeshni ne pranine e njeri-tjetrit. Beqaret nuk duhet te nxitohen per asnje moment sepse mund te gabojne dhe do lendohen. Ne planin financiar nuk do i beni me kujdes llogarite dhe ka rrezik qe duke filluar nga e enjtja te keni probleme. Shendeti do kete vetem disa shqetesime te vogla, pasi do keni mbrojtje goxha te mire imunitare. Sektori profesional do vazhdoje te mbetet gjithe kohes i kenaqshem dhe i mbushur me arritje. As vete nuk e kishit menduar se mund te arrinit gjithcka me aq lehtesi. Jeta familjare do jete e shkelqyer.
Luani: 23 Korrik – 22 Gusht
Jave e mbushur me entuziazem dhe emocione pozitive ka per te qene kjo per te dashuruarit. Problemet e se shkuares do lihen pas kraheve dhe do mendohet si te behet e ardhmja me e bukur. Beqaret do kene nje periudhe intensive, plot njohje te reja, por edhe te mbushur me pasiguri. Shpesh ata nuk do dine cfare hapash te hedhin. Ne planin financiar do duhet sa me shume maturi. Po u nxituat te kryeni shpenzime mund te bini shume shpejt ne humnere. Gjendja shendetesore ka per te qene me e mire nga me pare, por serish nuk do ndiheni plotesisht te qete. Kujdesuni me teper per veten. Ne pune do i realizoni te gjitha objektivat qe i keni vene vetes dhe do merrni vleresime. Jeta familjare do jete e mrekullueshme
Virgjëresha: 23 Gusht – 22 Shtator
Gjate kesaj jave nuk do jeni ne humor shume te mire ju te dashuruarit dhe here pas here mund te mbylleni ne vetvete. Ky do jete nje gabim qe mund ta largoje partnerin prej jush. Beqaret do jene me shume fat ne dashuri dhe do fillojne nje lidhje e cila ka per te vazhduar gjate. Ne planin financiar gjendja nuk ka per te qene shume e mire. Mos i lini per neser zgjidhjen e tyre sepse situata mund te nderlikohet edhe me teper. Per fat te mire shendeti do jete i shkelqyer dhe pa asnje lloj problemi. Do jeni ne forme te shkelqyer. Ne pune do i beni te gjitha perpjekjet e mundshme per te arritur atje ku e keni planifikuar. Cdo gje do jete me e thjeshte nga sa e kishit menduar. Familja pa asnje problem.
Peshorja: 23 Shtator – 22 Tetor
Kjo jave ka per te qene shume e mire per ata qe jane ne nje lidhje. Ne pjesen me te madhe te diteve do mbizoteroje harmonia dhe castet e lumtura. Beqaret do jene me me shume fat se asnjehere dhe do gjejne personin qe do ju pershtatet plotesisht. qe nga e marta jeta e tyre do ndryshoje. Ne planin financiar zemra duhet te merrni masa strikte nese doni qe gjendja te stabilizohet. Po shpenzuat pa mase do keni probleme. Shendeti do jete i mire dhe pa shqetesime. Edhe dhimbja e barkut qe keni ndier se fundmi do qetesohet. Ne pune ambienti do jete i tille qe do iu stimuloje te beni cdo perpjekje per t’ia dale mbane. Me familjaret do ruani nje marredhenie te ngrohte.
Akrepi: 23 Tetor – 21 Nëntor
Ndikimi i planeteve do beje qe jeta juaj ne cift te kete permiresime te medha kete jave. Do keni plot momente paqeje dhe harmonie. Beqaret le te abuzojne me sharmin qe kane nese gjithcka behet per te terhequr nje person interesant. Fundjava per ta ka per te qene e jashtezakonshme. Per financat perspektivat do jene shume me te mira nga sa kane qene. Do mund t’i kryeni pa frike investimet qe keni dashur. Shendeti ditet e para do jete i ire, por te enjte dhe te premte mund te kene shqetesime nga stomaku dhe mund te vuani nga pagjumesia. Ne pune do jete Jupiteri ai qe do ua ndricoje mendimet dhe do ju nxite te hidhni hapat e duhura. Jeta familjare do jete e kenaqshme. Toleranca dhe mirekuptimi do mbizoteroje kurdohere.
Shigjetari: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Kete jave do i beni te gjitha perpjekjet e mundshme ju te dashuruarit qe ta permiresoni jeten tuaj ne cift. Shpesh mund te beni edhe sakrifica dhe madje do kerkoni edhe falje per gabimet, por rendesi ka qe rezultati do jete pozitiv. Beqaret do kene takime fantastike me disa persona te cilet do i bejne ta dashurojne edhe me shume jeten. Ne planin financiar situata nuk do jete e mire, keshtu qe nese nuk doni te vuani pranojeni ndihmen e te afermve. Per shendet me te mire se me pare merruni pak me teper me aktivitet sportiv. Do e shihni shpejt ndryshimin qe do keni. Ne pune gjithcka do ece mire. Tashme nuk do keni me frike te perballeni edhe me koleget me intrigante apo me ata qe kane dashur t’iu rrenojne. Familja e qete.
Bricjapi: 22 Dhjetor – 19 Janar
Ka rrezik qe kete jave te keni probleme dhe debate te forta me partnerin tuaj per shkak te nje keqmenaxhimi te financave te perbashketa. Beqaret do dine si te veprojne ne cdo moment dhe jeta do ju marre nje tjeter drejtim. Zemra do filloje t’iu rrahe edhe me fort. Ne planin financiar nuk duhet ta humbni optimizmin se gjithcka do rregullohet, vetem se duhet te beni edhe ju me shume perpjekje. Per shendetin do jete periudhe goxha e veshtire. Do keni shqetesime te njepasnjeshme nga pjese te ndryshme te trupit. Ne pune mund te arrini me lart nese punoni ne ekip dhe nese nuk ndaleni per asnje cast. Jeta familjare nuk do jete aspak e mire sepse nuk do ju pelqejne kritikat qe do iu bejne te afermit.
Ujori: 20 Janar – 18 Shkurt
Jeta juaj ne cift do ece ashtu si duhet gjate gjithe javes. Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah do mbaje pergjegjesite e tij dhe do beje me te miren per te dyja palet. Ne fundjave do mund te kaloni momente tejet te vecanta. Beqaret nuk do e kerkojne me ngulm nje lidhje, por gjithcka do ju ndodhe si me magji atehere kur nuk do e presin. Ne planin financiar fati do jete ne anen tuaj. Do kryeni te gjitha shpenzimet e nevojshme dhe do hiqni edhe disa para menjane per te siguruar te ardhmen. Per shendet me te mire duhet te merrni sa me shume vitamina e duhet te merreni me sport. Me qetesuesit nuk duhet kurrsesi te abuzoni. Ne pune do jeni shume te logjikshem dhe do gjeni rrugen e duhur per te arritur objektivat. Jeta familjare do jete paksa e tensionuar.
Peshqit: 19 Shkurt – 20 Mars
Jeta juaj ne cift do jete shume me e mire nga me pare. Do afroheni edhe me teper me ate qe keni ne krah dhe java do jete e mbushur me emocion. Beqaret duhet te perfitojne nga cdo mundesi qe do iu jepen sepse me pas nuk do jepen mundesi te tilla. Sektori i financave do jete i veshtire nese nuk ju mbeshtesin te afermit. Nuk do mund te kryeni asnje investim te tepruar. Urani dhe Neptuni do jene planetet qe do e mbrojne shendetin nga problemet serioze. Mund te keni thjesht ndonje dhimbje koke apo barku, por gjithcka do jete kalimtare. Ne pune te gjitha rrethanat do jene ne favorin tuaj dhe do i arrini te gjitha objektivat. Ne familje cdo gje do jete normale.
www.fokusi.info