Holandezi mbron Koopmeiners: Që kur kaloi aty, Juventusi ka qenë katastrofë në lojë

Ish-lojtari i kombëtares holandeze, Bryan Roy, me të kaluar te Foggia në Itali, komentoi vështirësitë e Teun Koopmeiners te Juventusi, pas transferimit nga Atalanta: “Teun është lojtar fantastic, e vështirë të thuash se çfarë nuk funksionoi. Ai mbërriti në një periudhë shumë të vështirë për Juventusin, në vitet e fundit.

Nuk ishte Juventusi që duhej të ishte. Mënyra e lojës ishte një katastrofë në fushë për nivelin e klubit bardhezi. Për të shkëlqyer do të kishte nevojë, për shembull, për një ekip që luante një lloj të caktuar loje, duke nisur nga mbrojtja. Roma do të ishte një klub perfekt për të”.

Për Dumfries: “Në sezonet e fundit është rritur shumë, duke treguar potencialin e tij. Mjafton të shikosh golat dhe asistet, edhe pse është mbrojtës. Mungesa e tij ndjehet sidomos tek Interi për atë që sjell në fushë, natyrisht edhe te kombëtarja. Ai duket gjithnjë më mirë dhe mund të jetë vendimtar këtë sezon”.

The post Holandezi mbron Koopmeiners: Që kur kaloi aty, Juventusi ka qenë katastrofë në lojë appeared first on Telesport.