Hojlund: Jam rikthyer më i pjekur, duam t’i japim Napolit një tjetër titull kampion

Jam i emocionuar që rikthehem të luaj në Serie A. Ekipi i Napoli fitoi titullin kampion dhe e di se sa e flaktë është tifozeria këtu. Ndaj, jam i kënaqur për këtë mundësi, jam i kënaqur që jam këtu”.

Është kjo deklarata e Rasmus Hojlund, sulmuesit danez që do të luajë me Napoli. Një afrim që erdhi pas dëmtimit të Lukaku. Sulmuesi danez është nga Manchester United dhe pritet të ndihmojë ekipin e Conte.

Ai më herët ka luajtur më Atalanta në Itali. “Jam rikthyer këtu, e njoh këtë futboll, por tani kam më shumë përvojë. Jam përmirësuar falë lojës dhe përvojës në Premier League”, tha Hojlund.

“Vij te Napoli me dëshirën për të treguar vlerën time, në ekipin më të mirë Italian. Gjërat do të shkojnë shumë mirë. Në fushë jap gjithnjë më të mirën dhe do të bëj këtë gjë edhe me Napoli për të arritur objektivat”, tha Hojlund.

The post Hojlund: Jam rikthyer më i pjekur, duam t’i japim Napolit një tjetër titull kampion appeared first on Telesport.