Hojlund: Jam i lumtur te Napoli. Kam gjetur një familje, kisha nevojë për diçka të tillë tani

Rasmus Højlund ka gjetur menjëherë vendin e tij te Napoli, duke u bërë sulmuesi titullar i Antonio Contes dhe shënuar që në debutim ndaj Fiorentinës. I ardhur nga Manchester United për rreth 50 milionë euro mes huazimit, detyrimit për blerje dhe bonuseve, ai tregon: “Jam i lumtur këtu në Napoli. Shpresoj të shënoj shumë gola e të jap asistime për ta ndihmuar skuadrën. Duhet të përqendrohemi ndeshje pas ndeshjeje”.

Për Conten, tha me humor: “Ai e di që duhet ta përmirësoj italishten dhe më pyet gjithmonë: ‘È chiaro? È chiaro?’ Unë i them po, por kur dyshoj pyes shokët e ekipit”. Të dielën e pret sfida me Milanin: “Ndeshje shumë e rëndësishme ndaj një skuadre të fortë, por ne do të shkojmë për të marrë maksimumin. Të luash me stemën e kampionit në fanellë është përgjegjësi dhe privilegj”.

Për Napolin dhe tifozët: “Këtu kultura e futbollit është speciale, tifozët janë pasionantë e të çmendur. Qyteti është i bukur, klima fantastike. Kam gjetur një ambient familjar që më duhej në këtë moment të karrierës”.

The post Hojlund: Jam i lumtur te Napoli. Kam gjetur një familje, kisha nevojë për diçka të tillë tani appeared first on Telesport.