Java e parë e Premier League nis direkt me një supersfidë, siç është ajo mes Man. United dhe Arsenal. “Djajtë e Kuq” vijnë nga një dështim i madh sezonin e kaluar, ndërsa “Topçinjtë” nuk duan të kënaqen më me vendin e dytë, por të tentojnë titullin.
Ruben Amorim ka lënë Rasmus Hojlund jashtë kësaj sfide, pasi danezi pritet shumë shpejt të largohet nga “Djajtë”. Pritet rikthimi i tij në Serie A, me shumë mundësi te Milan. Po ashtu edhe Andre Onana nuk është i grumbulluar për këtë takim. Blerja e bujshme e fundit, Benjamin Sesko, gjendet në stol dhe pritet të ketë për të minuta në pjesën e dytë.
Man. United e nis me këtë formacion zyrtar: Bayindir, Dalot, Yoro, De Ligt, Shaw, Dorgu, Casemiro, Fernandes, Mount, Mbeumo, Cunha.
Arsenal e nis sot me këtë formacion zyrtar: Raya; White, Saliba, Gabriel, Calafiori; Zubimendi, Rice, Ødegaard; Saka, Martinelli; Gyökeres.
Pra, fillojnë nga minuta e parë dy blerjet e bujshme që kanë bërë “Topçinjtë” gjatë verës, Zubimendi dhe Gyökeres.
The post Hojlund dhe Onana jashtë, Sesko në stol. Man. United-Arsenal, formacionet zyrtare appeared first on Telesport.