Napoli ka fituar në transfertë 0-3 në “Artemio Franchi” ndaj Fiorentinës. Kampionët në fuqi të Italisë e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin me Kevin De Bruyne në minutën e 6′, me penallti.
Gjatë një aksioni të napolitanëve, Pietro Comuzzo përplaset me Anguissa-n, arbitri jep penallti. U desh ndërhyrja e VAR, u konfirmua 11-metërshi dhe De Bruyne dërgon topin në rrjetë.
Në minutën e 13-të, Rasmus Hojlund shënon golin e dytë për Napolin dhe të parën për të me këtë fanellë. Danezi shënoi pas asistit fantastik të Spinazzola. SHIKOGOLIN
Një tjetër blerje e kësaj vere për Napoli-n, Sam Beukema, shënoi golin e tretë në minutën e 50-të, pas një topi në zonë që nisi nga goditja e këndit dhe asisti i Anguissa. SHIKOGOLIN
Në minutën e 80-të, Fiorentina shënoi golin e nderit me Luca Ranieri. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Një ndeshje e gjitha për t’u harruar për Fiorentinën e drejtuar nga Stefano Pioli, ndërsa Napoli i Conte-s merr 3 pikë shumë me vlerë dhe i bashkëngjitet Juventusit në krye me 9 pikë.
The post Hojlund debuton me gol, Napoli me fitore të madhe ndaj Fiorentinës dhe i bashkëngjitet Juve-s në krye (video) appeared first on Telesport.