Ndërsa Laporta feston rikthimin në “Spotify Camp Nou”, formën e mirë të skuadrës dhe përmirësimin ekonomik, jo të gjithë ndajnë të njëjtin mendim. Qëndrimet më të ashpra vijnë nga Gjermania, nga Uli Hoeness, president nderi i Bayern Munich.
Ai kritikon rëndë gjendjen financiare të Barcelonës: “Është absurde që si klub kanë një borxh mbi 1.3 miliardë euro. Absurde dhe e patolerueshme. Në çdo vend, me këtë borxh, nuk do të mund të luanin as në Kategorinë e Parë”.
Hoeness thotë se një biznes i tillë është i destinuar të dështojë: “Barça nuk është modeli i menaxhimit që imagjinoj për një ekip”. Ai e krahason me Bayern Munich: “Kontraston me funksionimin tonë dhe ekonominë e shëndoshë që duhet të jetë shembull për klubet europiane”.
Ai sulmon edhe “levat” financiare të Barçës, duke theksuar se në Gjermani, një klub me 1.3 miliardë euro borxhe do të bllokohej menjëherë nga rregullat strikte dhe auditimet.
The post Hoeness, shumë i ashpër: Me borxhin që ka, Barça s’do të luante në Kategorinë e Parë të asnjë vendi appeared first on Telesport.











