Uli Hoeness, presidenti nderi i Bayern Munich, është shtruar me urgjencë në spital pas një shqetësimi të papritur shëndetësor, gjatë një turneu bamirësie në golf. Ish-futbollisti 73-vjeçar është jashtë rrezikut.
Kampioni i Europës në vitin 1972 dhe kampion bote me Gjermaninë Perëndimore në vitin 1974 u dërgua dje në spital, gjatë një eventi bamirësie në fushën e golfit në kështjellën e Miel-it, rreth 430 kilometra nga Mynihu. Hoeness pësoi çarje të një ene gjaku dhe u ndihmua menjëherë nga stafi mjekësor.
Ai u nxor nga spitali disa orë më vonë, por kishte nevojë për kujdes të menjëhershëm mjekësor dhe më pas u transportua me urgjencë në spital gjatë ngjarjes, e organizuar nga CEO i “Telekom”, Timotheus Höttges, i cili pritet të rinovojë kontratën e sponsorizimit me klubin bavarez. Sipas gazetës gjermane “Bild”, Hoeness është lënë i lirë në mbrëmje, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm, dhe tashmë është në gjendje të mirë.
Hoeness është një nga figurat më të rëndësishme në historinë e Bayern Munich. Ai ka veshur fanellën e klubit nga viti 1970 deri më 1979 në 329 ndeshje, ka fituar tri herë Bundesligën dhe tri Liga të Kampionëve, si dhe Kupën e Botës më 1974 me Gjermaninë Perëndimore.
Pas mbylljes së karrierës si futbollist, Hoeness u bë drejtues, fillimisht si menaxher i përgjithshëm e më pas si president i klubit bavarez nga viti 2009 deri më 2019. Në vitin 2014, ai pranoi fajësinë për evazion fiskal prej 28 milionë eurosh dhe u dënua me 3 vite e 6 muaj burg.
Pas kësaj, ai dha dorëheqjen nga të gjitha pozicionet në klub, por u lirua pas 21 muajsh dhe u rizgjodh president i Bayernit. Aktualisht mban titullin e presidentit të nderit, pasi ia dorëzoi presidencën Herbert Hainer në nëntor 2019, ndërsa vijon të jetë pjesë e këshillit drejtues të klubit.
The post Hoeness shtrohet urgjentisht në spital, frikë për presidentin e nderit të Bayern Munich appeared first on Telesport.