Hoeness: Mos ndiqni modelin e Barcelonës, sepse fundi do të jetë katastrofik

“Barcelona është shembulli më i qartë i asaj që nuk duhet të bëni, – deklaroi Hoeness. – Kur vetëm blen, blen dhe blen, pa plan afatgjatë, rezultati është katastrofik. Klubi përfundon me borxhe prej 1.2 miliardë euro dhe nuk mund të bëjë asgjë”.

Kështu u shpreh Uli Hoeness, i cili nuk i kurseu kritikat ndaj Barcelonës, duke e përdorur si shembull negativ për menaxhimin e klubeve të futbollit. Hoeness nënvizoi rëndësinë e stabilitetit financiar dhe menaxhimit të matur në futbollin modern, duke theksuar se edhe sukseset sportive nuk mund t’i mbulojnë pasojat e gabimeve ekonomike.

Bayern Munich, që historikisht ka ruajtur balancën mes performancës në fushë dhe financave të qëndrueshme, sipas tij është modeli për t’u ndjekur. Presidenti i nderit i klubit bavarez rikujtoi se në futboll, strategjia afatgjatë dhe disiplinimi ekonomik janë po aq të rëndësishme sa titujt dhe trofetë.

The post Hoeness: Mos ndiqni modelin e Barcelonës, sepse fundi do të jetë katastrofik appeared first on Telesport.