Historike në Çashkë: Për herë të parë një kryetar shqiptar

Në Komunën e Çashkës sot është bërë histori gjatë zgjedhjeve lokale të 19 tetorit në Maqedoninë e Veriut.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, njoftoi se për herë të parë në historinë e kësaj komune është zgjedhur një kryetar shqiptar.

“Sapo më njoftuan bashkëpartiakët është shkruar historia për herë të parë një shqiptar do ta drejtojë Komunën e Çashkës”.

“Pra, Suat Shaqiri është kryetar, në Çashkë shkruhet historia për herë të parë me kryetar shqiptar”, ka thënë Ademi.