Gjyqtari i njohur kosovar, Bekim Zogaj, është duke referuar në ndeshjen Slloveni – Danimarkë, e cila po luhet në kuadër të kampionanit Evropian “Euro 2024”.
Zogaj nga Deçani është në rolin e gjyqtarit anësor, shkruan Gazeta Infokus.
Bekim Zogaj është gjyqtari i vetëm me prejardhje nga Kosova i cili është pjesë e “Euro 2024”.Pak para nisjes së evropianit që po luhet në Gjermani, Zogaj kishte shkruajtur në “Facebook”, se futbolli e në veçanti arbitrimi i kanë dhënë gjithçka në këto 27 vite.
Para Kampionatit Evropian, Zogaj ka ndarë drejtësinë edhe në ndeshje të tjera të rëndësishme të organizuara nga UEFA, si në Champions League, Europa League dhe Conference League.