Historia e pabesueshme e Beninit, mund të kualifikohet në Botërorin 2026 falë një kartoni të verdhë

Benin, një nga vendet më të varfra sipas ISU-së së OKB-së, është afër historisë në futboll. “Ghepardët”, siç i quajti presidenti i federatës Mathurin de Chacus, mund të sigurojnë kualifikimin direkt në Botërorin 2026, falë një gabimi të jashtëzakonshëm të Afrikës së Jugut në fazën kualifikuese të CAF.

Pas një gabimi disiplinor, lojtari i skualifikuar Teboho Mokoena u aktivizua nga Afrika e Jugut kundër Lesothos në mars, me rezultatin 2-0, por FIFA e anuloi ndeshjen dhe shpalli humbje në tavolinë 3-0, duke i dhënë Beninit avantazhin në Grupin C me 14 pikë (+4 ndaj Afrikës së Jugut).

Benin do të përballet me Ruandën dhe Nigerinë në dy ndeshjet e fundit (10-14 tetor), ndërsa Afrika e Jugut luan kundër Zimbabve dhe Ruandës. “Nëse i fitojmë të dyja ndeshjet, kemi shanse të mira për kualifikim direkt”, – tha sulmuesi Hountondji, autori i 3 golave për Beninin, lojtar i St.Pauli në Gjermani. Një sukses i tillë do të ishte historik për vendin, i cili më parë ka arritur vetëm në çerekfinalet e Kupës së Afrikës 2019.

The post Historia e pabesueshme e Beninit, mund të kualifikohet në Botërorin 2026 falë një kartoni të verdhë appeared first on Telesport.