Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për hipokrizi dhe për shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës së Kosovës.
“Kur shkelësi i Kushtetutës kritikon shkeljet e saj – hipokrizia e deputetit Kurti e mori në qafë Kosovën,” deklaroi Tahiri përmes një postimi në Facebook.
Tahiri ka qenë gjithmonë kritike e vazhdueshme e qasjes së Kurtit ndaj dialogut dhe rendit institucional.
/Reporteri.net/