Emri dhe mbiemri vërtetë i kandidati të VV-së për kryetar të Komunës së Prishtinës është Hajrullah Çeko dhe jo Hajrullah Çeku siç paraqitet në publik dhe nëpër rrjete sociale.
Askush nuk e di pse ministri në detyrë i Kulturës dhe deputeti i VV-së e fsheh mbiemrin zyrtar të tij. Ndonëse në dokumente zyrtare e mbiemri i tij është “Çeko”, ai vazhdon të paraqitet në publik me mbiemrin “Çeku”.
Ndonëse për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është regjistruar me mbiemri Çeko, ai përsëri vazhdon të paraqitet në publik me mbiemrin e tij te rrejshëm.


Deputeti i VV-së me mbiemrin e tij origjinal është regjistruar në KQZ-së edhe në zgjedhjet e vitit 2021 dhe zgjedhjet e fundit nacionale që janë mbajtur më 9 shkurt të këtij viti.
Gazeta Nacionale e ka pyetur për këtë çështjen kandidatin e VV-së për Prishtinën, por ai ka heshtur.
Ka disa ditë që gazeta i ka dërguar pyetje zyrtari të VV-së për të kuptuar nëse e ka ndryshuar mbiemrin apo jo, por deputeti i VV-së nuk ka kthyer përgjigje.
Duke harruar se ai vet fsheh identitetin zyrtar të tij, Çeko ka kritikuar kundër kandidatët për fshehje nga identiteti partiak.
Në një intervistë dhënë për emisionin “Pressin”, në muajin gusht, ai ka deklaruar se Uran Ismaili i PDK-së dhe Përparim Ramën i LDK-së po i “fshehin” logot e partisë’ në garën e tyre për të parin e kryeqytetit.
Sipas Çekos, vetëm ai dhe kandidati i AAK-së, Bekë Berisha i AAK-së, nuk e kanë problem logon e partisë.
“Problem me tregu me cilën parti garojnë. Të tjerët garojnë si kandidatë të pavarur. Nuk jam anëtar i partisë, e mshefë logon, nuk e tregon asnjëherë partinë, veç unë edhe Bekë Berisha nuk e kemi problem me tregu me cilën parti garojmë”, ka deklaruar Çeku.
Ndaj pretendimeve të tij ka reaguar kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili.
Në një intervistë në emisionin “Pressing”, ai ka thënë se nuk e fsheh logon partiake.
“Logoja ime është aty, po përtej logove, mendoj që Prishtina nuk ka përfitu pse njerëzit kanë fitu me logo. Përkundrazi në Prishtinë, njerëzit kanë fitu me logo të partisë, por kjo nuk e ka garantu suksesin. Përkundrazi, krejt ata besim që ia kanë dhënë asaj logo, e kanë kthy në një dëshpërim të madh për kryeqytetin. Krejt këta njerëz, krejt këto logo që kanë qeveris në Prishtinë, janë në pozitë të disfavorshme. Tetë vite të VV-së dhe katër të Përparim Ramës, janë tepër tepër tepër të vështira për qytetarët e Prishtinës”, ka thënë Ismaili./Nacionale