Hipokrizia e burrit të Albulenës: I gëzohet minibusëve me vota, në dhjetor i kërkonte Qeverisë të mos ndajë para për votimin me postë

Burrit të Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, i ka rënë edhe një propagandë. Anëtarit të VV-së në KQZ tani i janë hequr të gjitha dyshimet rreth votimit me postë.

Ndonëse në muajin dhjetor ai i bënte thirrje qeverisë që të mos ndante para këtë lloj votimi, tani ai me endje e përcjell arritjen në Kosovës të minibusëve me vota me postë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi është shprehur i gëzuar për arritjen në QNR të një minibusi me pako të votave nga Australia, Austri, Zvicra dhe disa vende tjera.

“Sapo arritën në QNR pakot me 9365 fletëvotime nga Australia, Austria, Zvicra, Belgjika Norvegjia, Italia, Sllovenia dhe Hungaria”, ka shkruar ai.

Por, një muaj më herët ai nuk e besonte një gjë të tillë.

Madje, ai propagandonte se për shkak të kohës së shkurtër ku lloj i votimit do të dështonte.

Në mbledhjen e KQZ-së, e cila ishte mbajtur më 2 dhjetorit, Krasniqi kishte kërkuar nga qeveria e Kosovës që të mos ia ndajë KQZ-së një pjesë të buxhetit për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas tij, qeveria nuk duhet të ndante buxhet për t’ia dërguar fletëvotimet me postë diasporës.

“Pjesën që po e diskutojmë, që është planifikim drejt dështimit, unë atë as që kisha diskutu më ta dërgu. Por, në fund shumë mirë që na e dërgojmë. E unë prapë po them kushdo që e shtynë këtë përpara, unë kam me qenë i detyruar nesër, se ajo ka me deshtu, dhe me ju dërgu organeve kompetente. Sepse me vetëdije jeni deri të dërgimi me e dëmtu paranë publike dhe me e deshtu një proces dhe me e mohu një të drejt që i takon mërgatës”, kishte thënë ai.

Këto pretendime i kishin habitur pjesëtarët tjerë të KQZ-së.

Ndaj deklaratave të tilla kishte reaguar anëtari i PDK-së në KQZ-së, Ilir Gashi.

Ai ka thënë se kjo që ka bërë Krasniqi është sabotim i procesit.

“Po bënë kërkesë për sabotazh, të kisha kërkuar me e tërheq”, kishte thënë Gashi.

Kurse, Krasniqi ka thënë se kjo është thirrje.

“Çfarë sabotazhi, po bëjë thirrje”, ka thënë ai.