Ish i dërguari i posaçëm i SHBA-së gjatë luftës në Kosovë, Christopher Hill, e ka përfunduar për sot dëshminë e tij para Gjykatës Speciale në Hagë, ku është dëshmitari i katërt i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.
Hill do të vazhdojë me dëshminë edhe nesër, me fillim nga ora 09:00.
Para se të dilte nga salla, gjyqtari ia kujtoi që nuk duhet të flasë me asnjë person rreth dëshmisë së tij.
“Mos flisni me askënd jashtë sallës së gjyqit. E di që ju e dini këtë gjë, por duhet ta them këtë gjë”, tha gjyqtari










