Hill: Amerikanët mbështesnin UÇK-në e flisnin egër kundër Millosheviqit, më thanë se isha shumë i ri kur kërkova qasje më të ekuilibruar

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë luftës në Kosovë, Christopher Hill tha se në palën e UÇK-së në vitin 1999 u krijua ideja se “duhej të rrinin me amerikanë sepse ata janë të vetmit që mund të bëjnë që gjërat të bëhen në interesin e tyre”.

Kjo, siç tha ai gjatë dëshmisë në Gjykatën Speciale, i bëri optimistë disa anëtarë të UÇK-së.

Hill tha se kishte amerikanë që “ishin në favor të pikëpamjeve të UÇK-së dhe flisnin shumë egër kundër Millosheviqit”.

Kur e panë këtë, ai tha se “disa nga personat që ishin kundër në UÇK u bënë më optimistë dhe menduan që ne në fakt do të punonim në favorin e tyre”.

Kjo qasje, ai tha se nuk i duhej se ishte e duhura dhe kërkonte një qasje “të ekuilibruar”, por nuk u mor parasysh në Washington.

“Unë ua thashë këtë personave në Washinton. U thashë se duhet të kemi qasje të ekuilibruar, të punojmë me të gjithë njësoj, por nuk ranë të gjithë dakord me propozimin tim. Disa persona madje – tani kur shikoni moshën time do të qeshni – por thonin ‘z. Hill është shumë i ri për të marrë vendime të këtij lloji’”, tha ai.

Hill: Millosheviqi thoshte shqiptarët s’bëhen bashkë për asgjë dhe ata dëshmuan të kundërtën në Rambuje, ishte një arritje e madhe