Në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Në këta fazë marrin pjesë katër skuadra: Real Madrid, Roma, Liverpool dhe Bayern Munich.
Pas shortit të hedhur, këto janë çiftet që do të takohen:
Bayern Munich – Real Madrid
Roma – Liverpool
Ndeshjet e para gjysmëfinale zhvillohen më 24 e 25 prill, kurse ato të kthimit një javë më vonë, më 1 dhe 2 maj.
Finalja e madhe e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve zhvillohet në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev më 26 maj.