Heshtje te VV-ja para një tjetër shtrenjtimi të rrymës, në opozitë silleshin si ‘gardianë të interesit publik’

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) konfirmoi të premten atë që ishte paralajmëruar prej javësh dhe që kishte ngjallur kundërshtim të ashpër në opinionin publik – përjashtuar Lëvizjen Vetëvendosje: rritjen prej 16% të çmimit të energjisë elektrike.

Vendimi, përveç se rëndon drejtpërdrejt mbi buxhetet familjare, nxjerr në pah një metamorfozë të thellë të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë që dikur mobilizonte qytetarët kundër çdo forme të “zhvatjes ekonomike”, partia dikur e kundërshtonte rritjen e çmimit të energjisë elektrike si “mashtrim sistemik”.

Rritja e çmimit pason dy protesta masive qytetare dhe një sërë paralajmërimesh serioze nga ekonomistët për implikime të thella ekonomike – përfshirë rritjen e mëtejshme të çmimeve të produkteve esenciale.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, nga janari i vitit 2021 deri në shkurt të 2025-ës, inflacioni kumulativ ka arritur 24 për qind, ndërsa çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike janë rritur mesatarisht për 37%. Çmimi i energjisë elektrike nga ana tjetër është rritur eksponencialisht përgjatë kësaj periudhe, transmeton nacionale.

Ironikisht, Vetëvendosje – dikur forca politike që mobilizonte masa edhe kundër rritjeve më të vogla të tarifave – nga pushteti vëzhgoi me indiferencë thirrjet qytetare për të parandaluar shtrenjtimin e mëtejmë të energjisë elektrike.

Në vitet 2019 dhe 2020, kjo parti kundërshonte çdo rritje me tonet më ashpra të mundshme:

“Si duket, përpëlitjet e praktikave korruptive, keqpërdorimit të pozitës publike dhe ndërlidhjet kriminale të biznesit me organet dhe autoritetet rregullative po vazhdojnë edhe më tej nga mbetjet e regjimit të parapolitikës.” – thuhej në reagimin e Vetëvendosjes në vitin 2020

“Nëse dikush ka detyrime ndaj DEVOLLËVE, ata nuk janë qytetarët që shtyhen të paguajnë tarifa marramendëse të energjisë elektrike për 12 vitet e ardhshme” – thuhej aty.

Jo larg nga koha kur kjo parti paraqitej si gardiane e interesit publik dhe transparencës, koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, u paraqit në Prokurorinë Speciale si dëshmitare në rastin kundër ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniq – ndaj të cilit rëndon një aktakuzë për shkaktim dëmi prej rreth 37 milionë eurosh.

Mihali nuk pati përgjigje kur u pyet pse kompanitë që aplikonin për tenderë përfshiheshin në atë grup. Në atë grup, siç zbulohet dërgoheshi edhe raporte të vlerësimit për tenderë dhe rezymeja e ofertave për secilin operaotrë ekonomik që merrte pjesë në tenderim.

Nuk më kujtohet”dhe “Nuk më kujtohet sepse nuk më thotë gjë” – ishin togfjalëshet më të përmendura nga dëshmitarja Mihali në pyetjen e Prokurorisë rreth kësaj çështje, pra se pse tenderët e KEK-ut përfundonin në atë grup.

Traformimi i VV-së – nga opozita zhurmuese në pushtetin konformist – mori kritika të ashpra në opinionin. “Ministria e Ekonomisë nuk e ka nxjerrë as edhe një fjalë të vetme. Zani nuk ju ndi për rritjen e çmimit të rrymës. Mos jeni në pushim vjetor?” – shkroi njohësi i ekonomisë, Shnenoll Muharremi në Facebook.

Goditje ndaj qytetarëve nga VV e quajti nga ana tjetër deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, “shtrenjtimin e rrymës” “Lëvizja Vetëvendosje përmes të deleguarve të tyre në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike e rriti sot çmimin e energjisë elektrike. Kanë mashtru, asgjë s’kanë punu, tash po godasin qytetarët për të tretën herë përmes faturave të energjisë elektrike.”

Bajrami paralajmeroi se LDK-ja do te terrase ne raportim bordin e ZRrE-se pas shtrenjtimit te rrymes.

“Sapo të konstituohet Kuvendi, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të thërrasë në raportim bordin e ZRRE-së. Do të kërkojmë që urgjentisht ky bord ta revokojë vendimin e sotshëm për rritjen e çmimit të energjisë prej 16%. Do të diskutojmë në komisione dhe në seancë, ku do të paraqesim rezolutë për shkarkimin e bordit të ZRRE-së.Nëse në këtë legjislaturë ka deputetë që përfaqësojnë interesin e qytetarëve, atëherë do ta shkarkojmë bordin aktual. Nëse bordi aktual nuk e shfuqizon vendimin, atëherë bordi i ri do ta bëjë këtë pa asnjë dyshim.”