Heroi i Manchester City: Mëson shumë kur kalon një periudhë të vështirë, ekipi ka ndryshuar totalisht

Manchester City fitoi 4-1 ndaj Borussia Dortmund në raundin e katërt të Champions League dhe protagonist për “qytetarët” ishte mesfushori Phil Foden, autor i dy golave. Duket se është rikthyer lojtari i disa sezoneve më parë, kur shpallej më i miri në Premier League.

Është më e lehtë të jesh në krye, por nëse nuk je duhet të gjesh mënyra të ndryshme për të fituar. Sidomos këtë vit. Tani struktura mbrojtëse është shumë më e mirë. Vitin e kaluar, do të kishim pësuar shumë më tepër gola në një ndeshje të tillë ndaj Borussia”, tha Foden.

Më tej, mesfushori anglez tha: “Kur gjërat nuk shkojnë mirë, ne qëndrojmë të bashkuar dhe e shohim ndeshjen tani. Këtë vit, ne jemi pak më të drejtpërdrejtë. Nuk duam që skuadra tjetër të ketë posedimin e topit, por është Liga e Kampionëve dhe përballë kemi vetëm skuadra cilësore”.

“Gjithçka ka të bëjë vetëm me qëndrimin e bashkuar dhe zgjedhjen e kohërave të duhura për të sulmuar. Mëson shumë kur kalon nëpër një periudhë të vështirë. Tani flasim se si mund të rikthehemi në rrugën e duhur. Kemi afruar edhe lojtarë të shkëlqyer në skuadër, të cilët kanë fituar një uri dhe bashkim të vërtetë”, shtoi Foden.

Këtë sezon, po shohim pamje të ekipit që ishim dikur. Viti i kaluar ishte i vështirë, jo vetëm për veten time, por për të gjithë. Ka një bashkim të ri këtë sezon dhe kjo po na ndihmon të arrijmë këto rezultate”, deklaroi Foden, njeriu i ndeshjes.

The post Heroi i Manchester City: Mëson shumë kur kalon një periudhë të vështirë, ekipi ka ndryshuar totalisht appeared first on Telesport.