Heroi i City: Ky trofe na motivon, tani nis gjuetia për titullin e Premier League

Heroi i finales së Carabao Cup për Manchester City, Nico O’Reilly, ka deklaruar se po “nuhat gjak” në garën për titull. Ai realizoi dy golat e fitores për skuadrën e tij, që i dhanë një goditje të madhe Arsenal, kryesuesve të Premier League, në ndeshjen e luajtur në Wembley.

Fitorja i ka dhënë City shpresë të re në ndjekjen e Arsenal, që aktualisht janë 9 pikë më shumë në renditje, por me një ndeshje më shumë se “citizens”. Ndërkohë që, City do të presë në Etihad londinezët në një ndeshje vendimtare muajin e ardhshëm.

I pyetur nëse City tani ndjente një hapje në garën për titull, O’Reilly tha: “Po, 100% i sigurt. Gjakrat nuk u shuan kurrë, ne gjithmonë kemi nuhatur gjak. Jemi të sigurt në vetvete, e dimë që mund t’ia dalim”

“Ata duhet të vijnë të luajnë në fushën tonë, i cili është një vend i vështirë për të fituar, siç e kanë parë të gjithë këtë sezon. Kështu që ne nuhasim gjak dhe duhet të vazhdojmë”, shtoi O’Reilly.

Kjo fitore na bën shumë punë, na motivon. Ne mund të ndërtojmë një vrull edhe më të madh, thjesht të vazhdojmë tani. Natyrisht, është një goditje e madhe për ta. Ata po përpiqeshin për gjithçka”, tha O’Reilly.

The post Heroi i City: Ky trofe na motivon, tani nis gjuetia për titullin e Premier League appeared first on Telesport.