Hera e tretë që gjatë Qeverisë Kurti ngritët çmimi i energjisë

Nga sot fillon faturimi i energjisë elektrike për 15 për qind më shtrenjtë.

Kohë më parë, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka njoftuar se një rritje prej rreth 15% të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë do të fillojë nga 1 prilli.

ZRr nuk është zmbrapsur nga shtrenjtimi i rrugës pavarësisht kundërshtimeve të shumta.

Propozimi për shtrenjtimin e rrymës është kundërshtuar nga Presidenca, opozita, shoqëri civile dhe qytetarët.

Këta të fundit kanë paralajmëruar edhe një protestë për të shtunën.

Në protestë, aktivistë dhe qytetarë do të mblidhen në sheshin “Skënderbe”, duke filluar nga ora 15:00.

Kjo protestë është organizuar nga grupi “Asnjë cent ma shumë” me qëllim të ngritjes së zërit kundër varfërisë energjetike.

Presidenca e ka kundërshtuar një gjë të tillë, duke dërguar edhe komte në ZRrE.

Në vazhdë të një rritjeje potenciale, rikujtojmë se rritja e tarifave nuk mund të bëhet si një proces i izoluar, por duhet të marrë parasysh kontekstin zhvillimor dhe aspektin e mirëqenies në vend. Kjo kërkon një analizë të mirëfilltë të rrethanave duke u fokusuar po ashtu në mbrojtjen e konsumatorëve dhe situatën ekonomike aktuale”, është thënë në komunikatën për media të Presidencës.

Shtrenjtimi i energjisë elektrike është kundërshtuar fuqishëm edhe nga partitë opozitare. Opozita ka fajësuar Qeverinë për këtë shtrenjtim.

Ndryshe nga Presidenca dhe opozita, Qeveria në detyre e ka pranuar shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Të premten, përmes një komunikate për media, Ministria e Ekonomisë, ka treguar se rritja e tarifave pranohet me vetëm një kundërshtim.

Ministria e Ekonomisë ka thënë se “konsideron” që rritja nuk duhet të prekë amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kËh.

Në këtë drejtim, konsiderojmë se është e drejtë që rritja të mos prekë amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kËh dhe të shtohet numri i brezeve (blloqeve) të konsumit për konsumin mbi 800 kËh. Këto, duke marrë parasysh analizat tona të trendeve dhe shpërndarjes së konsumit të cilat i përmbledhim shkurtimisht më poshtë”, thuhet mes tjerash aty.

Ndërkohë, në fillim, komunikata citon raportet e publikuara nga Zyra e Rregullatorit të Qeverisë.

Më 14 mars 2025, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), rregullator i pavarur i sektorit, ka publikuar raportet konsultative lidhur me shqyrtimin e tarifave të energjisë elektrike për vitin 2025. Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës kanë analizuar raportet dhe trendet në sektor. Komentet dhe sugjerimet tona drejtuar ZRrE-së në konsultim publik përqendrohen kryesisht në dy drejtime: mënyrat se si mund të ulet niveli i propozuar i rritjes; dhe shpërndarja e barrës së rritjes brenda grupeve të konsumatorëve. Në këtë drejtim, konsiderojmë se është e drejtë që rritja të mos prekë amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kËh dhe të shtohet numri i brezeve (blloqeve) të konsumit për konsumin mbi 800 kËh. Këto, duke marrë parasysh analizat tona të trendeve dhe shpërndarjes së konsumit të cilat i përmbledhim shkurtimisht më poshtë”, është në komunikatë.

Në fund të vitit të kaluar, tri kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë i kërkuan Rregullatorit të energjisë rritjen e çmimit të tarifave të rrymës.

KOST, KEDS dhe KESCO kanë dorëzuar raportet e tyre në ZRrE, përmes të cilave kanë kërkuar shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Kjo është hera e tretë që gjatë mandatit të Qeverisë Kurti ngritët çmimi i energjisë elektrike.