Shkruan: Hysamedin Feraj
Heqja e simbolit të UÇK-së nga stadiumi i futbollit në Tiranë është më pak e rëndë sesa akuza e re e ngritur në Prishtinë, sepse e para është vetëm simptoma e të dytës.
Mbi të dytën, se maskarat e Serbisë i ka nxitë UÇK-ja, mund të ngrihet një akuzë e tërë. Pritet vetëm me gjetë një Dick Marty tjetër, dhe raportin me “fakte” ia sigurojnë Serbia dhe bashkëmendimtarët e saj shqiptarë, sidomos gazetarët “investigativë” të varur nga opozita.
Ndërsa, po ta ketë shumicën në Kuvendin e Kosovës, opozita krijon edhe një gjykatë tjetër speciale, ose i shton një “drejtori” të re kësaj ekzistuese, që të gjykojë UÇK-në në përgjithësi.
Jo më individ a grup të veçantë, sepse akuzuesit kanë folur kështu, për UÇK-në në përgjithësi, pa specifikim.
Po të premtojë rritje rrogash, ulje çmimesh, ndërtim autostradash, kthimin oligarkëve të ndërmarrjeve efiçiente publike, heqjen e masave të BE-së duke hequr shkakun e tyre, domethënë duke i rikthyer institucionet qeverisëse të Serbisë brenda Kosovës, etj., – ka gjasë që opozita ta kalojë lehtë në Kuvend miratimin e akuzës së re ndaj UÇK-së.
Pra, meqë qeveria Kurti nuk ka bërë asnjë punë, nuk ka ngulë asnjë gozhdë, me punën e saj, domethënë jo vetëm duke i ngulë Kosovës dhe UÇK-së një gozhdë por një thikë të re, opozita rrit gjasat për akuzën e re dhe gjykatën gjegjëse kundër UÇK-së. Sigurisht me miratimin e shumë veteranëve të vërtetë, si Ilir Mirena!
Vetëm i paafti, injoranti Kurti le të ikë!
The post Heqja e simbolit të UÇK-së nga stadiumi është më pak e rëndë sesa akuza se maskarat e Serbisë i ka nxitë UÇK-ja appeared first on Kosovapost.net.