Heqja e sanksioneve nuk është fitore, por menaxhim i dëmit të shkaktuar nga amatorizmi i Qeverisë Kurti

Njohësit e rrethanave politike kanë reaguar ndaj gëzimit të eksponentëve të pushtetit, të cilët heqjen e sanksioneve të BE-së po e konsiderojnë si fitore të Kosovës.

Ata kanë bërë me dije se veprimi i institucioneve të BE-së nuk duhet të shihet si fitore.

Sipas tij, heqja e këtyre masave është menaxhim i dëmit të shkaktuar nga amaterizmi i Qeverisë së Kosovës.

Politologu Agon Maliqi ka bërë me dije se pushteti në mënyrë të qëllimshme po manipulon me këtë çështje.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se aftësia e Kurtit për të prodhuar mashtrime optike është po aq e mahnitshme sa uria e publikut për t’i besuar ato.

Tha Kosova nuk ka lëshu pe e po fiton. Çelu tokë. Kosova ka fitu në 1999 dhe 2008. Kosova prej vitit 2013 veç po humb kohë! Lista Serbe mbetet në krye të komunave. Shpejt rikthehen edhe policët dhe gjyqësori. Institiucionet e Serbisë që u mbyllën brenda Kosovës vazhdojnë i japin shërbimet te pika kufitare. BE dhe SHBA po thonë se detyrim është Marrëveshja e Ohrit e cila parasheh Asociacion. Aftësia e Kurtit për të prodhuar mashtrime optike është po aq e mahnitshme sa uria e publikut për t’i besuar ato”, ka shkruar Maliqi.

Edhe drejtori i institutit KIPRED, LulzIm Peci ka thënë se heqja e sanksioneve nuk duhet të shihet si fitore.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se cilësimi i këtyre zhvillime si fitore është keqinterpretim dhe manipulim.

Jam gëzuar për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe për qasjen e SHBA-ve ndaj Ballkanit dhe Kosovës, ashtu siç përcaktohet në Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) të Shteteve të Bashkuara. Këto zhvillime krijojnë mundësi për Qeverinë e re, të cilën do të ishte e dëshirueshme ta presim pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Megjithatë, nëse vazhdohet me qasjen e deritanishme, Kosova rrezikon të osciloj në mes ngecjes dhe sanksionimit. Por, nga ana tjetër, t’i quash këto zhvillime fitore më së paku është keqinterpretim, e shumë më tepër manipulim”, ka shkruar ai.

Sipas tij, heqja e këtyre masave është menaxhim i dëmit të shkaktuar nga amaterizmi i Qeverisë së Kosovës.

Vendosja e masave të BE-së ishte humbje strategjike. Heqja e tyre nuk përbën sukses diplomatik, por thjesht menaxhim të dëmit të shkaktuar nga amaterizmi I Qeverisë së Kosovës në trajtimin e marrëdhënieve me partnerët kyç. Po ashtu, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare i Shteteve të Bashkuara nuk mund dhe nuk duhet të paraqitet si rezultat i ndonjë angazhimi diplomatik të Kosovës. Ky ligj reflekton interesat afatgjata të sigurisë së SHBA-së. Përfshirja e Kosovës dhe e Ballkanit në këtë kontekst është pasojë e arkitekturës së sigurisë euroatlantike, e jo meritë e politikës së ditës në Prishtinë. Në këtë proces, jo vetëm Kosova, por të gjitha vendet e Ballkanit janë spektatore, prej të cilave pritet të përmbushin obligimet e tyre”, ka shkruar ai, duke treguar se çka është humbje për Kosovën.

Humbja reale për Kosovën është gjithashtu ndërprerja e Dialogut Strategjik me Ëashingtonin, i cili paraqet një sinjal alarmi për çdo shtet serioz. Aleancat nuk ruhen me slogane, por me koordinim, parashikueshmëri dhe besueshmëri. Megjithatë, kostot e politikave të papërgjegjshme, në fund, i paguan populli, ndërsa politikanët që i kanë shkaktuar ato edhe mund të vazhdojnë ta shijojnë pushtetin, kuptohet, me fraza që tingëllojnë bukur”, ka shkruar Peci.