BE është në pritje të tranzicionit të pushtetit në komunat veriore të Kosovës të udhëhequra me kryetarë shqiptarë legalë por jolegjitimë që të nis heqja e sanksioneve të vendosura në qershorin e 2023’ës.
Këto janë indikacionet e dhëna nga Bashkimi Evropian për mediat në Kosovë pas zhvillimit të zgjedhjeve lokale edhe në veri ku serbët morë pjesë dhe i çvotuan kryetarë shqiptarë që udhëhiqnin komunat me 3% të votës së popullatës lokale.
RTK-së dhe Kohës Ditore, nga BE i kan thënë se zgjedhjet lokale (në veri) të mbajtura paqësisht do të trajtohen në dritën e heqjes së sanksioneve – por, jo edhe para se të ndodhë “bartja e pushtetit”.
“Presidentja Von der Leyen ka pasur diskutime konstruktive me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti gjatë turneut të saj në Ballkanin Perëndimor. Ajo ishte e inkurajuar me raundin e parë të zgjedhjeve lokale paqësore, konkurruese dhe inkluzive, me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve. Ky është një sinjal i rëndësishëm për depërshkallëzim në veri i cili do të konsiderohet në kontekstin e heqjes së mëtejme të masave…Ne presim që raundi i dytë i zgjedhjeve të zhvillohet në mënyrën e njëjtë dhe i gëzohemi një tranzicioni të rregullt të qeverisjes lokale “, ka thënë një zëdhënës i BE-së.
Çështja e pjesëmarrjes së partive politike serbe në zgjedhjet lokale është trajtuar intenzivisht, deri edhe në dënime bilaterale të Kosovës nga ShBA me “Dialogun Strategjik”; dhe poashtu nga BE-ja se pjesëmarrja e partive politike do të jetë test i marrëdhënieve të ardhshme Kosovë – BE.
Dialogu Strategjik nga ShBA u pezullua “krjetësisht bazuar në veprimet e Albin Kurtit”, thanë nga Departamenti i Shtetit, dhe kjo, si pasojë “kalimit të vijës së kuqe…me ndalimin e Listës Serbe”.
Ambasada e ShBA-së që prej dy muajsh më parë ishte bërë mëse e gjallë për t’i dhënë jehonë asaj që ata e dinin për “përpjekje për të bllokuar partitë serbe për pjesëmarrje në zgjedhje lokale” dhe Annu Prattipati në një intervistë dhënë në “Gazetën Express” kishte cituar hiç më pak se autoritetin e fjalëve të J.D Vance, të një fjalimi të tij në Mynih që kishte shkundur debatin publik në Gjermani, që as një parti ekstremiste si “AfD”-ja nuk duhej të ndalohej, dhe kjo si themeltari e demokracisë, sipas saj.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursual von der Leyen, në vizitën e saj të fundit në Kosovë nuk ka dhënë ndonjë indikacion për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës.
Në mesazhet që ka dhënë pas takimit me liderët shtetërorë, ajo fare nuk ka përmendur çështjen e masave ndëshkuese që i janë vendosur Kosovës në qershor të vitit 2023. As presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk kanë treguar nëse zyrtarja e lartë evropiane ka shprehur ndonëj gatishmëri për heqjen e sanksioneve.
Presidentja e Komisionit Evropian vetëm ka bërë me dije Kosova duhet të ulë tensionet dhe të ndërtojë institucione të sigurta.
“Për këtë, është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë ndërtimin e institucioneve të sigurta. Të depërshkallëzojë tensionet në shtet. Dhe po ashtu, Kosova duhet t’i finalizojë hapat e domosdoshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes”, ka shkruar ajo.