Thierry Henry ka lënë të kuptohet se Zinedine Zidane është kandidati kryesor për të pasuar Didier Deschamps në krye të kombëtares franceze, pas Botërorit 2026. I pyetur në kanalin CBS nëse do të mendonte të kandidonte për postin, Henry tha: “Nuk di si të përgjigjem. Të gjithë e dimë kush do të jetë trajneri i ri. Ju e dini dhe unë e di. Dhe i uroj gjithë të mirat”.
Fjalët e tij përputhen me zërat e shumtë në Francë. “L’Équipe” shkruan se në Federatën Franceze ekziston konsensusi që Zidane të marrë drejtimin e “Les Bleus” pas vitit 2026. Një mik i afërt i ish-trajnerit të Real Madridit ka treguar se “Zidane di gjithçka për kombëtaren franceze” dhe është i vetëdijshëm mbi dëshirën e lojtarëve për të punuar nën urdhrat e tij.
Megjithatë, presidenti i FFF, Philippe Diallo, ka theksuar se është ende herët për vendime, por se do të jenë gati kur të vijë momenti. Nëse kjo konfirmohet, Zidane do të rikthehej në stolin e trajnerit pas pesë vitesh largimi nga Real Madridi.
The post Henry nuk e quan më sekret: Të gjithë e dinë kush do të jetë trajneri i ri i Francës appeared first on Telesport.