Thierry Henry vlerësoi goleadën e Barcelonës, që eliminoi nga Champions League një nga skuadrat më të pasura të Premier League, Newcastle United. Fitorja 7-2 në “Camp Nou” e impresionoi legjendën franceze, fitues i Champions-it më 2009 me blaugranët: “Urime Barcelona, Europa po fillon ta ndiejë rrezikun”.
Performanca e skuadrës së Hansi Flick ngjalli reagime në opinionin ndërkombëtar për stilin spektakolar. Henry u shpreh: “Kur një ekip ndizet, nuk lë asgjë pas. Ajo që ndodhi nuk është thjesht fitore, është një tërmet botëror, një natë që do të hyjë në histori”.
Ai theksoi kontrastin mes pjesës së parë të ekuilibruar (3-2) dhe dominimit total në të dytën: “Çfarë pjese e dytë është kjo? Një transformim total. Kjo është Barcelona e vërtetë. Kur do, i bën të gjitha”.
Madje ai bëri krahasime historike: “Katalanasit kanë një ekip të jashtëzakonshëm. Është sikur të rikthehet ‘Dream Team’ i Johan Cruyff. Ta ndalosh Barcelonën kështu është pothuajse e pamundur”.
The post Henry, i mahnitur nga goleada blaugrana: Europa po fillon ta ndiejë rrezikun e Barcelonës appeared first on Telesport.










