Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka njoftuar se PDK-së i është bashkuar hematologu i njohur, Dr. Adriatik Berisha.
Hamza i ka uruar mirëseardhje të sapoaderuarit duke thënë se PDK është shtëpia e profesionistëve.
“Mirë se erdhe në familjen tonë politike, Dr. Adriatik! Përveç ekspertizës së tij të rrallë, ai ka treguar gjithmonë përkushtim, humanizëm dhe vlera të forta atdhetare. Kosova ka nevojë për profesionistë dhe PDK është shtëpia e tyre. Mirë se erdhe në familjen tonë politike, Dr. Adriatik!”, ka shkruar Hamza në Facebook.










