Helikopterët “Black Haëk”, videoja propaganduese e VV-së demantohet nga vetë Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje sot ka publikuar një video, ku krenohet me të bëmat e Qeverisë Kurti II në këto katër vite.

Në sektorin e mbrojtjes, aty përmenden veprimet që janë ndërmarr në armatosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndër të tjera, aty pretendohet se Kosova ka blerë nga ShBA-ja edhe helikopter “Black Hock”, ndonese deri me tani Kosova nuk e ka blerë asnjë helikopter të tillë.

Investuam në Forcat e Sigurisë si asnjëherë më parë, duke trefishuar buxhetin, katërfishuar trajnimet, duke blerë sistem modern të armatimit si dronë bajraktar, sistem antitank javelin, helikopterët Black Hock dhe tash po ndërtojmë fabrikën e municionit”, thuhet në vidën e VV-së.