Hekuran Murati prezanton pakon e ringjalljes për prodhuesit vendorë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media ka thënë se eksportet këtë vit janë rritur mbi 60% dhe të hyrat vjetore për 34%.

Kurti ka thënë se për t’i dalë në mbështetje prodhuesve vendorë kanë përgatitur një sërë masash në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike.

“Në linjë me pragramin e Qeverisë kemi përgatitur një sërë masash”, tha ai.

Kurse, Murati tha se në kuadër të masës 2.1 do të mbështeten me 20 % për kredi.

Kjo do të bëhet, sipas tij nga data 1 tetor.

“Synimi ynë është t’i mbështesim prodhuesit tanë edhe në hallka tjera. Në kuadër është paraparë subvencionimi për 20 mijë euro për trajnimin e stafit dhe 10 mijë euro për stafin menaxherial.

Po ashtu, subvencionim deri në 50 mijë euro për ribrendim të produktit, që një produkt ta këtë marketingun e duhur.

Masa tjetër subvencioni deri më 50 mijë euro që të marrin pjesë në panaire ndërkombëtare. Këto masa përbëjnë një paketë që të mbështesin prodhuesit, nga data 1 tetor deri në fund të qershorit të muajit të ardhshëm”, tha ai.