Hektor Beqiri: Përpjekja jonë e pashtershme për drejtësi është betim moral ndaj çlirimtarëve

Aktivisti dhe atdhetari i shquar, Hektor Beqiri ka theksuar se kërkimi i drejtësisë për çlirimtarët e vendit mbetet një detyrë e shenjtë dhe mision moral për të gjithë ata që besojnë në sakrificën e tyre.

Në një reagim publik, Beqiri i cili është edhe njëri ndër organizatorët i shkuarjes së motoristëve nga Kosova në Hagë, u shpreh se çdo përpjekje për të mbrojtur figurën e atyre që luftuan për lirinë është më shumë se një obligim — është një betim moral.

“Përpjekja jonë e pa ndalur për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët tanë është më shumë se një detyrë, është betimi ynë moral. Çdo hap që bëjmë, çdo fjalë që themi, buron nga dashuria për ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë. Ne nuk do të ndalemi derisa e vërteta të dëgjohet dhe drejtësia të vihet në vend për bijtë e kombit që luftuan për të,” ka deklaruar Beqiri.