Jo e “bërë me inteligjencë artificiale”, siç kishte pretenduar Totti disa ditë pasi ishte shpërndarë një audio e tij për tri penallti të humbura njëra pas tjetrës nga Roma në “Europa League” kundër Lille (dy nga Dovbyk dhe një nga Soulé). Zëri ishte vërtet i kapitenit të përjetshëm të Romës. Vetë Totti e tregoi këtë te Luca Toni, gjatë një podcast-i ku trajtoi shumë tema, nga grindjet në fushë deri te fanella historike për Ilary: “Ia dërgova këtë audio një miku tim, ai e shpërndau në një ‘chat’ me 7-8 persona. Unë thashë të vërtetën…”
Ngjarja spektakolare ndodhi më 2 tetor. Roma humbi 1-0 në shtëpi ndaj Lille në “Europa League”, por pas ndeshjes diskutimi ishte mbi tri penalltitë e dhëna nga arbitri dhe të humbura nga lojtarët e Romës. Fillimisht Dovbyk shkoi të ekzekutonte, pastaj ia dha topin Soulé, i cili u ndalua nga portieri turk Berke Ozer. “Asnjëherë nuk kishte ndodhur diçka e tillë”, – komentoi i habitur dhe i zhgënjyer Gian Piero Gasperini.
Pak orë më vonë, në rrjetet sociale u përhap një mesazh audio me zërin e pakundërshtueshëm të Tottit, që komentonte ngjarjen: Hej, është shaka…, mos të bëjmë shaka. Më acaronin kur thonin se shënoja nga penalltia: ‘Epo mirë, ai shënon nga penalltia, është e lehtë të gjuash penallti…’ Mallkuar qofshi! Kurrë në historinë e futbollit nuk janë dhënë tri penallti njëra pas tjetrës…, vetëm Roma mund të bëjë gjëra të pabesueshme… Mallkuar qofshi!”
Pasi audio u bë “virale”, Totti fillimisht mohoi se ishte i tij: “Është inteligjencë artificiale”. Më pas e pranoi, ato fjalë në dialektin romak ishin me të vërtetë të “Pupone”.
Lille goalkeeper 🆚 AS Roma
3x penalty saves in a row against Artem Dovbyk 😳 pic.twitter.com/gShKmz65Lf
— Best Goalkeeper Saves (@BestSavesGK) October 8, 2025
The post “Hej, është shaka… Mallkuar qofshi”; Totti pranon audion “virale” për tri penalltitë e Romës: “Ia dërgova një miku, pastaj e ofendova” appeared first on Telesport.










