Hedhja e gazit lotsjellës – Sveçla nuk paraqitet në Gjykatë, pavarësisht urdhëresës së lëshuar

Sali Zyba, Fitore Pacolli dhe Drita Millaku u paraqitën sot në seancë si të akuzuar për përdorim të armës në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Ndërsa ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nuk u paraqit në seancë.

Seanca e paraparë për t’u mbajtur sot dështoi për shkak të mungesës së Sveçlës.

Gjyqtari i rastit, Sabit Sadikaj, tha se nuk ka kushte për mbajtjen e seancës pas mungesës së Sveçles.

Gjyqtari bëri të ditur se Sveçla e ka arsyetur mungesën për të qenë prezent ne seancë.

Në seancën e kaluar, gjyqtari Sadikaj kishte lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim ndaj Sveçlës, Pacollit dhe Zybës.

Millaku, Zyba, Sveçla dhe Pacolli akuzohen se në vitin 2018 kishin hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës.