Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka vlerësuar rolin e Presidentes Vjosa Osmani në skenën ndërkombëtare, duke thënë se ajo “po e mban Kosovën” në një kohë kur, sipas tij, mungon prezenca e Kryeministrit dhe Ministres së Jashtme.
Tutje, Haziri tha se Osmani ka qenë në pozitë të ngjashme me Albin Kurtin katër vite më parë dhe nënvizoi se LDK ka pasur dy kërkesa ndaj saj që ende nuk janë adresuar plotësisht.
”Vjosa Osmani ka qenë në pozicion para katër viteve sikur Albin Kurti sot, nuk i ka pasur votat për presidente. Ne i kemi pasur dy kërkesa ndaj saj, për këto 4 vite ende nuk jemi në atë pikën me thënë se çka ka realizuar apo jo, për momentin është dera e vetme që po e mban Kosovën në raport me të gjithë. Presidentja e ka ushtruar dhe e ka mbuluar mungesen e Kryeministrit dhe ministres së Jashtme në shumë vende ku ata është dasht me qenë”, tha Haziri.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 ka folur për ftesën që Presidentja Vjosa Osmani e bëri për takim me partitë politike, për tejkalimin e ngërçit aktual tha se LDK-ja asnjëhetë nuk i ka ikur takimit me Presidenten.
”Parimisht LDK nuk i ka ikur takimit te Presidentja asnjëherë”, tha shkurt Haziri.